Turqia vendosi të lejojë adoleshentët të dalin për herë të parë pas shtatë javësh, përpara bllokimit të ri katër-ditor në të gjithë vendin që do të vendoset këtë fundjavë deri të martën.
Njerëzit e moshës mbi 65 dhe nën 20 vjeç kanë qenë nën një shtetrrethim 24 orësh si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të luftuar koronavirusin, ku vendi numëron afro 145,000 raste.
Të rinjtë e moshës 15-20 vjeç u lejuan midis orës 11:00 – 03:00, ku nga pamjet në mediat turke shihje adoleshentë që luanin futboll në parqe apo mbanin radhë për akullore dhe pije.
Të moshuarit u lejuan të linin shtëpinë për katër orë të dielën e kaluar, dhe fëmijët nën 14 vjeç të mërkurën, pasi Turqia kërkon me përpikëri të lehtësojë kufizimet e bllokimit.
Autoritetet kanë thënë se po planifikojnë të shkojnë drejt normalizimit, por çdo gjë varet nga numri i infeksioneve të reja, megjithatë qeveria shpreson se shumë sektorë mund të rihapen pas festës së Bajramit./bota.al/