Italia ka shënuar 75 viktima nga COVID-19 ditën e sotme. Ky është një nga numrat më të ulët që nga fillimi i pandemisë në mars, ndërkohë që jeta në vendin fqinj ka filluar dalëngadalë të rifillojë.
Sipas të dhënave të fundit, edhe në rajonin i cili u godit më shumë nga koronavirusi, Lombardi sot ka patur vetëm 10 viktima.
Po ashtu u regjistruan edhe 355 raste të reja infektimesh, ku 210 prej tyre ishin në Lombardi.
Në total në Itali janë 233.019 persona që u infektuan me koronavirusin, ndërsa numri i viktimave ka shkuar më 33.415.
Italia u godit nga COVID-19 në fillim të marsit dhe virusi lëvizi me hapa galopantë, ndërkohë që tani jeta ka nisur të normalizohet. /Bota.al/