Covid19

Spanja anulon festivalin e demave si pasojë e COVID 19

Gara me dema në Pamplona të Spanjës, ​​ku qindra garues marrin përsipër një lojë të rrezikshme, do të anulohet si rezultat i koronavirusit, raporton AFP.

Këshilli bashkiak i Pamplona vendosi të anulojë festivalin më të njohur të Spanjës, i cili zhvillohet çdo vit midis 6-14 korrikut, sepse “lufta kundër Covid-19 ka bërë një përparësi globale dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër të mundshme për të tilla festime,” thuhej në një deklaratë.

Gjashtëmbëdhjetë vetë janë vrarë në pistat e demit që nga viti 1910. Vdekja e fundit ishte në 2009 kur një Spanjoll 27-vjeçar u godit keq në qafë, zemër dhe mushkëri./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button