Spanja pritet të vendosë këtë javë të lejojë vizitorët nga vendet jo-Evropiane, pasi mirëpret kthimin e udhëtarëve evropianë në përpjekje për të ringjallur industrinë e saj të turizmit, tha një ministër.
Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa i tha radiostacionit Cadena SER se Madridi do të diskutojë me partnerët e BE-së nëse do të lejojë gjithashtu udhëtarë që vijnë nga jashtë kontinentit.
Një nga vendet më të goditura, Spanja ka regjistruar 246,272 raste dhe 28,323 vdekje nga COVID-19./bota.al/