Vizitorët britanikë në Spanjë mund të përballen me karantinë pavarësisht rihapjes së kufijve të Evropës nëse Londra mbështet një masë të ngjashme, tha ministri i jashtëm spanjoll.
Spanja do të heqë masat e saj për karantinim në 21 qershor për të gjithë banorët e Bashkimit Evropian dhe zonën pa-pasaportë Shengen.
“Nëse Britania e Madhe dëshiron të mbajë (masa karantine) përtej kësaj date … atëherë ne do ta respektojmë këtë por me siguri do të përgjigjemi,” tha Arancha Gonzalez Laya për programin HARDtalk të BBC-së./bota.al