Qeveria Spanjolle do të propozojë që Bashkimi Evropian të krijojë një fond prej 1.5 trilionë eurosh për të ndihmuar vendet më të goditura nga koronavirusi, raporton gazeta El Pais e Spanjës.
Duke cituar një dokument të brendshëm, gazeta raporton se kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez planifikon të bëjë një propozim zyrtar për kolegët e tij të BE gjatë një samiti që do të mbahet të enjten.
Fondi i propozuar nga qeveria spanjolle do të financohej nga borxhi i përhershëm i ngritur nga BE dhe paratë e dërguara në vende të ndryshme do të llogariten si transferime dhe jo borxhe, shkruante gazeta./bota.al/