Numri i rasteve të diagnostikuara rishtazi të koronavirusit në Spanjë ra përsëri ditën e sotme, duke shënuar nivelin më të ulët në më shumë se dy muaj, njoftoi ministria e shëndetësisë, sipas Reuters.
Autoritetet shëndetësore identifikuan 594 raste të reja të martën, duke e çuar totalin në 228.030.
Ndërkohë numri i viktimave u rrit me 176, duke çuar në total në 26.920 numrin e pacientëve që humbën betejën./bota.al/