Covid19

Spanja nis provën e aplikacionit gjurmues së koronavirusit

Qeveria spanjolle do të testojë një aplikacion të ri në smartphone të krijuar për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit për shtim të rremë në sistem.

Kontrolli dy-javor – i cili do të fillojë të premten në Gomera, në Ishujt Kanarie – është pjesë e një sistemi të destinuar për të dërguar alarm, kur një përdorues ka qenë në kontakt me një tjetër që merr një diagnozë postive.

“Ideja është që rreth 3,000 njerëz ta shkarkojnë atë dhe ne do të prezantojmë rreth 300 simulatorë, beta testues, për të imituar një pandemi në mesin e 10 përqind të popullsisë,” tha një zëdhënës i qeverisë.

Për tu mbrojtur anonimatin e njerëzve, të dhënat e kontaktit do të ruhen në pajisjet individuale dhe jo në një server qendror, duke përdorur një standard të zhvilluar nga Apple dhe Google./bota.al

Leave a Reply

Back to top button