Covid19

Spanja po rimëkëmbet, nga e hëna rikthehen në punë punëtorët e fabrikave

Spanja, është një nga vendet më të prekura në Evropë nga pandemia, megjithatë autoritetet janë duke u përgatitur të lehtësojë kufizimet pasi numri i vdekjeve po bie, duke lejuar disa punonjës të kthehen në punë prej të hënës.

Lehtësimi i rregullave të vendit të punës vjen pasi Kryeministri Pedro Sánchez ka përshkruar planet për të zgjatur situatën e jashtëzakonshme deri më 26 prill. Sot zyrtarët njoftuan 510 vdekje nga koronavirusi – një rënie nga një ditë më parë – duke e çuar në 16,353 numrin e viktimave.Spanja ka pasur gjithashtu një nga nivelet më të larta në botë për rikuperimet në spital, ku më shumë se 55,000 pacientë kanë lënë spitalet, raporton The New York Times.

Ndërsa këtë fundjavë, fabrikat dhe vendet e ndërtimit mund të thrresin në punë punëtorët pas festës së Pashkëve. Trenat dhe transportet e tjera publike do të fillojnë ngadalë punën, megjithatë ministri i shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë atyre që mund të punojnë nga shtëpia të vazhdojnë nga po aty.

Qeveria tha gjithashtu se do të fillojë shpërndarja e maska ​​në stacionet e metrosë dhe trenave.

Leave a Reply

Back to top button