Covid19

Spanja shënon përsëri rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi

325 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e Covid-19 në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit, me një rritje të lehtë në shifrën e përditshme duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend 24,275 .

Pavarësisht rritjes nga shifra e së martës ku u regjistruan 301 viktima, ishte dita e gjashtë radhazi që numri ka qenë nën 400 në Spanjë.

Numri i pacientëve që janë shëruar nga virusi u rrit me 6.399 gjatë 24 orëve të fundit, shifër rekord që nga fillimi i epidemisë, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të personave që fituan betejën në 108.947.

Shifrat më të fundit tregojnë se Spanja deri tani ka numëruar 212.917 raste pozitive të COVID-19./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button