Covid19

Spanja shënon sot numrin më të ulët të viktimave që nga shpërthimi i pandemisë

Gjatë 24 orëve të fundit 268 persona kanë humbur jetën në Spanjë, 57 më pak sesa dje ku u raportuan 325 vdekje.

Kështu numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 24.543. Kjo është shifra më e ulët për vdekje të reja që nga fillimi i pandemisë.

Që nga shpërthimi i pandemisë 213.435 persona kanë rezultuar pozitivë, ku në 24 orët e fundit të infektuar kanë rezultuar 1.309 persona një ulje e ndjeshme në krahasim me të mërkurën, kur pati 2.144 raste.

Lajmi i mirë është se 112.050 pacientë tashmë janë shëruar.

Madridi është rajoni me numrin më të madh të njerëzve të prekur, me 61.1171 persona, e ndjekur nga Katalonja me 48.916 njerëz të infektuar nga koronavirusi./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button