Covid19

Spanja shpall 10 ditë zi në nder të viktimave që humbën betejën me Covid-19

Qeveria spanjolle ka deklaruar një periudhë zie për 10 ditë për nder të rreth 27,000 viktimave të konfirmuara nga koronavirusi.

Duke filluar nga e mërkura deri më 5 Qershor, flamujt do të jenë në gjysmë shtizë në më shumë se 14,000 ndërtesa publike në të gjithë vendin, si dhe në anijet e marinës, njoftoi qeveria të martën.

Mbreti Felipe VI, si kreu i shtetit të Spanjës, do të kryesojë një ceremoni solemne për të nderuar të vdekurit, sapo vendi të dalë nga rregullat e tij të rrepta të bllokimit ndaj koronavirusit./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button