Bota

Spanjë, fiton Partia Popullore. “Tani, të qeverisim!”

Screen Shot 2016-06-27 at 09.48.12“Pretendojnë të drejtën për të qeverisur, sepse kemi fituar”: e ka thënë mbrëmë Kryeministri spanjoll dhe lideri i Partisë Popullore, Mariano Rajoy, para një turme mbështetësish që brohorisnin para selisë së partisë në Calle Genova. “Nga nesër, shtoi ai, ne do të fillojmë të flasim për të gjithë”, në prag të formimit të qeverisë së ardhshme.

Popullorët e kryeministrit Mariano Rajoy kanë lënë pas Partinë Socialiste në bastionin e saj historik, Andaluzi, sipas të dhënave të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme. Popullorët kanë fituar në ‘zonën e kuqe’ 33.5% të votave dhe 23 deputetë, kundrejt 31.2% dhe 20 vende që morën socialistët. Podemos është e treta me 18.5% dhe 11 deputetë në Andaluzi.

Në favor të partisë së kryeministrit ka luajtur edhe efekti Brexit, sic edhe shpresonte Kryeministri në largim. Kjo bëri që shumë votues të votojnë për ‘sigurinë’, kundër aventurës së Podemos. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button