Covid19

SPANJË/ Gjashtë javë në izolim, më në fund fëmijët kanë të drejtë të dalin

Fëmijët spanjollë u lejuan ditën e sotme të dalin nga shtëpitë për herë të parë pas gjashtë javësh.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot 288 viktima – niveli më i ulët që nga 20 marsi – dhe një rënie nga 378 e regjistruar të një ditë më parë.

Më shumë se 23,000 njerëz kanë humbur jetën, niveli i tretë më i lartë në botë pas SH.B.A. dhe Italisë.

Por autoritetet, të cilët besojnë se më e keqja ka përfunduar, kanë ndërmarrë hapa për të lehtësuar masat.

Spanja lëshoi ​​një urdhër të rreptë qëndrimi në shtëpi më 14 mars, duke mbyllur gati 47 milion të popullsisë së vendit në shtëpitë e tyre në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë.

Në dallim nga vendet e tjera të Evropës dhe pjesës tjetër të botës, fëmijët e Spanjës nuk kanë qenë në gjendje të dalin jashtë, teksa të rriturit lejohen të largohen nga shtëpia për të blerë ushqim, ilaç, të shëtisin për pak kohë qenin ose për shkak të urgjencave mjekësore.

Por nga sot (26 prill) fëmijët nën-14 vjeç lejohen të dalin një herë në ditë për një orë ndërmjet fashës së orarit 9:00 paradite dhe 9:00 pasdite, të shoqëruar nga një prind, dhe jo më larg se një kilometër nga shtëpia e tyre./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button