Për të gjithë të apasionuarit pas serisë më të ndjekur italiane, të bazuar në librin e famshëm të Roberto Savianos, Gomorra më në fund rikthehet! Gati për t’u kthyer në Napoli. Mes ndjekjeve me makina e motorrë, personazhe të vjetër dhe aleanca të reja, Bota.al sjell gjithçka që duhet të dini për sezonin e tretë të serialit.
Në botën e Gomorrës, familja është gjëja më e rëndësishme. Në një botë tradhëtish dhe goditjesh, klani është e vetmja gjë që mund të të mbajë. Më poshtë, ja cilat janë 5 familjet e mëdha të Gomorës:
SAVASTANO
Savastanot janë familja më e madhe dhe më e rëndësishme e Scampias dhe Secondiglianos, është prej tyre që nis historia e Gomorrës, dhe po falë tyre që vazhdon. Në fillim të sezonit të parë, fuqia e tyre bëhet aq e madhe, saqë ata bëjnë gjithnjë e më shumë armiq, duke shkaktuar kështu shpërthimin e luftës. Ata udhëhiqen nga Don Pietro, një burrë i zellshëm që interesohet vetëm për prestigjin e familjes së tij. Kryeneçësia e tij, megjithatë …