Sport

Spektakël ne ndeshjen Çels-Uatford, skuadra e Kontes bën përmbyse të çmendur  

Ndalesa e parë e Premier Ligë për javën e nëntë ishte mes skuadrës të Çelsit dhe Uatfordit. Blutë e Londrës të drejtuar nga Antonio Konte, ishte në presion të madh përpara fillimit të sfidës nga rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit.

Rivalët e saj për titull janë shumë larg me pikë dhe teknikut italian i nevojitej vetëm fitorja, kundër Uatfordit. Me sytë nga trepikëshi, i pari që hapi serinë golave ishte Pedro, por në fund të pjesës së parë mori një përgjigje  nga skuadra mike. Në minutën e fundit të fraksionit të parë erdhi goli i barazimit.

Pas pushimit blutë e Londrës u futën më të motivuar në fushë, por pësuar shumë shpejt golin e dytë dhe e panë veten në disavantazh. Reagimi erdhi vetëm në minutën e 71-të,  kur Batashaui dërgoi topin në rrjetë dhe riktheu baraspeshën.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim dhe do të quhej dështimi i radhës i teknikut italian, erdhën dy gola nga Aspilikueta dhe Batashaui, pak sekonda se të dëgjohej fishkëllima e fundit. Me rezultatin 4 me 2 u mbyll sfida mes Çelsit dhe Uatfordit, ku londinezët e shohin veten në vendin e katër me 16 pikë.

Leave a Reply

Back to top button