Bota

Spiuni i fundit

Lirohet pas 3 dekadash burgim spiuni amerikan, që vodhi për llogari të izealitëve mijëra dokumenta sekrete. Xhonatan Polard kishte ëndërruar që fëmijë të bëhej spiun, ndërsa karakteri i tij prej mitomani u nënvlerësua nga ana e CIA-s. Si u rekrutua nga LAKAM-i, dhe pse Izraeli në fund e “shiti” tek autoritetet amerikane…

Screen Shot 2015-11-29 at 09.25.16

“Jerusalem Post”

Disa ditë më parë, autoritetet amerikane liruan nga burgu spiunin izraelit, Xhonatan Polard, pas 30 vitesh të kaluara pas hekurave. Byroja Federale e Burgjeve, e ndryshoi dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 30 vjet heqje lirie. Megjithatë, Polard nuk do të gëzojë liri të plotë. Liria e tij është e kufizuar. Ai nuk mund të flasë as për aktivitetet e tij të spiunazhit, dhe as në lidhje me punën e tij si analist i zbulimit të marinës amerikane, përpara se të arrestohej në vitin 1985.

Polardit madje i është ndaluar të largohet nga SHBA-ja, për një periudhë 5-vjeçare. Prandaj, ëndrra e tij për të emigruar në Izrael, do të duhet të presë ende për tu realizuar. Por nuk ka asnjë garanci se edhe pas 5 vjetësh ai do të lejohet të largohet nga SHBA-ja. Kjo varet sjellja e tij…

[real3dflipbook id=”655″]


Leave a Reply

Back to top button