Bota

Stabilitet dhe shumicë solide, ja objektivi i parë i konservatorëve

“Në këtë moment me rëndësi historike, unë mendoj e vendi është i bashkuar, por Pallati i ëestminster është i ndarë. Opozita dëshiron të dobësojë Brexit. Unë nuk do ta lejoj”. Kryeministrja konservatore e ka shpjeguar kështu rishikimin, që e shtyu atë për të thirrur zgjedhje të parakohshme. Një vendim i arritur vetëm “kohët e fundit” dhe “me keqardhje.”

Theresa May gjithmonë kishte thënë se në emër të stabilitetit nuk ka pasur nevojë për zgjedhje të tjera, në mënyrë që të përqëndrohej në negociatat e “divorcit” nga Bashkimi Europian, që janë gati për të filluar. Tani ajo pretendon të ketë ndryshuar mendjen, “për shkak të interesit kombëtar”.

Cili është atëherë, interesi i saj dhe partisë konservatore. “A doni një qeveri që realizon një Brexit që funksionon për të gjithë, apo një koalicion të udhëhequr nga Jeremy Corbyn?” ka pyetur ajo në fund, duke lënë të kuptohet bindjen se do të jetë në gjendje që të mposhtë laburistët e udhëhequr prej një lideri kontrovers. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button