Bota

Stacioni hapësinor jashtë kontrolli, do përplaset mbi Europë për Pashkë, alarm për lëndë toksike edhe në Shqipëri

Stacioni hapësinor i Kinës që ka dalë nga kontrolli rrezikon të përplaset në Tokë gjatë fundjavës së Pashkëve.
Inxhinierët parashikojnë se sateliti Tiangong-1 më në fund do të largohet nga orbita. Ka të ngjarë të bjerë diku rreth 30 marsit deri 3 prill, sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Bota ka qenë prej kohësh duke e vrojtuar satelitin e njohur ndryshe dhe si “Pallati Qiellor”, pasi u bë e qartë se Kina kishte humbur kontrollin e saj.

“Sateliti mund të ketë një substancë shumë toksike dhe gërryese të quajtur hidrazinë”. Njerëzit këshillohen të mos prekin mbeturinat e saj. Gjithashtu mbetet rrezik edhe ajri që do thithin banorët në vendin ku do të bjerë Tiangong-1.
Zyrtarët e Nasës thanë se gati 26 pjesë të satelitit do të rihyjnë në atmosferën e Tokës. Shumica e tyre pritet të digjen gjatë rënies në kontakt me atmosferën e tokës. Autoritetet e Agjencisë Amerikane te Hapesires presin që djegia të jetë e dukshme gjatë orëve të ditës.

Sipas ekspertëve, stacioni do të rrëzohet diku mbi Evropë. Vendet e mundshme ku mund të rrëzohet janë Spanja, Franca, Portugalia, Greqia, etj. Nuk përjashtohet mundësia që mbetjet toksike dhe ndotja e ajrit të prekin edhe Shqipërinë. /Opinion.al

Lajmi ne origjinal:

https://www.usatoday.com/story/news/nation-now/2018/03/23/china-space-satellite-station-earth-april-fools-day-easter/452472002/

https://www.independent.co.uk/life-style/gadgets-and-tech/news/tiangong1-chinese-space-station-earth-time-when-fall-drop-european-space-agency-a8270981.html

Leave a Reply

Back to top button