Bota

“Stade de France”, kronikë e një atentati të munguar

Nata e tmerrshme e Francë-Gjermani, e rindërtuar “në të ftohtë”. Me një siguri: rojet e sigurisë të Tribunës D kanë shmangur një tjetër Bataclan

Përpara 80 mijë spektatorëve në shkallët e stadiumit, përfshirë presidentin francez, Hollande dhe trainerin e Romës, Rudi Garcia, Franca dhe Gjermania janë ende të mbërthyera në rezultatin 0-0, kur personi paraqitet në kangjellat e hyrjes D të Stade de France. Me biletën në dorë, me shumë gjasë shpreson në një lehtësim të kontrolleve, që do ta lënë të kalojë “shpejt e shpejt”, duke qenë se ka humbur tashmë 15 minuta nga ajo miqësore luksi.

Screen Shot 2015-11-16 at 20.13.28

Një fishekzjarr vdekjeprurës

Për fat të mirë, i ka bërë llogaritë gabim. Për fat të mirë, përgjegjësit e sigurisë në hyrje ndjekin protokollin e tyre të ngurtë. Atëherë bëhet e vështirë, praktikisht e pamundur, të mos kuptohet që ai person i ardhur me vonesë ka një rrip eksplozivi. Duhet të ketë patur megjithatë një moment befasie, hezitimi: aq sa për të bërë të mundur që ai të largohet, larg prej kangjellave dhe shkallët me 80 mijë tifozë, krejt të pavetëdijshëm për rrezikun që u kanoset.

Screen Shot 2015-11-16 at 20.13.56

Pesë minuta më vonë, kur tabela e Stade de France shënon afërsisht minutën 20 të lojës dhe në Paris është ora 21.20, në brendësi të stadiumit dëgjojnë një zhurmë të fortë dhe mendojnë për idiotin e radhës, që nuk arrin të bëjë pa shpërthyer një mega-fishekzjarre as edhe në një ndeshje miqësore, sado luksi që të jetë. Askush, në atë mbrëmje festive të një të premteje që pritet të bëhet më e zeza e historisë së Francës që nga fundi i Luftës së Dytë, nuk mendon për një bombë, aq më pak për një kamikaz të ISIS që hidhet në erë vetëm pak metra më tutje, në atë bulevard (“Jules Rimet”), i dedikuar atij francezi aq ëndërrimtar, saqë “shpiku” Kupën e Botës.

Screen Shot 2015-11-16 at 20.13.35

Viktima e vetme

Ndërkohë nuk ka as kohë të mendojë i gjori Manuel Dias, 63 vjeç, portugez dhe pjesëtar aktiv i komunitetit luzitan në Paris. Me profesion shofer autobusi, është duke kaluar pranë Stade de France, pasi ka sjellë një grup tifozësh: ndoshta pret ndonjë zhurmë të ardhur prej tifozëve për ndonjë gol, por me siguri jo shpërthimin e atij personi që po vjen drejt tij. Do të jetë viktima e vetme mes civilëve në zonën e Stade de France.

Screen Shot 2015-11-16 at 20.13.41

Zgjedhja

Pas të parit, dy kamikazë të tjerë hidhen në erë në zonën e stadiumit: njëri sërish në Avenue Jules Rimet në 21:30, pranë hyrjes së zonës H, tjetri në Rue de la Cokerie, në orën 21.53, jo shumë larg nga vendi ku shërbimet e sigurisë kalojnë pak minuta më vonë makinën e Hollande. Sepse ndërkohë ka rënë alarmi, edhe pse është vetë presidenti francez që të mos përhapet brenda stadiumit, për të mos shkaktuar panik në atë turmë, e cila gjithësesi diçka ka nisur të dyshojë, edhe vetëm prej sms-ve që u vijnë nga miqtë dhe të afërmit. Të sigurtë janë vetëm dy trainerët, Deschamps dhe Lov, që vendosin gjithësesi të mos u thonë asgjë lojtarëve dhe të vazhdojnë ndeshjen.

Me një sy në fushë, dhe tjetrin nga celulari, ndeshja vazhdon kështu deri në minutën 90, pas të cilit shumë spektatorë zbresin në fushë, ndërkohë që nisin të përhapen lajmet për sulmin në restorante dhe bare, prelud i shpërthimit më të fundit dhe më të përgjakshëm të dhunës në Bataclan. Që për fat të mirë nuk ka prekur 80 mijë tifozët në Stade de France./panorama.it

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button