Enciklopedike

Stalini u ngulte sytë. Ata që “nuk e mbanin vështrimin”…

Që pushteti absolut u bën keq të nënshtruarve, për këtë nuk ka dyshime. Por gjithashtu duket se lëndon edhe ata që e ushtrojnë atë: të zhytur në pikëllim nga plotfuqishmëria, tiranët humbasin dritën e arsyes. Pas çmendurisë që vret lirinë, mund të ketë një sindromë psikiatrike që vetë-ushqehet: sa më shumë të pushtetshëm, aq më të”helmuar”. Kjo nuk ngushëllon, por së paku ofron një çelës për ata që duan të kuptojnë me çdo kusht.

STALINI

Iosif Vissarionovic Džugašvili, i njohur më mirë si Stalini, ishte diktatori që, më shumë se çdo gjë tjetër, nuk pati skrupuj për të eleminuar me përpikmëri kundërshtarët e tij politikë. Megjithëse është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë, besohet se gjatë 31 viteve kur Stalini qëndroi në pushtet, vdiqën rreth 20 milionë qytetarë sovjetikë.

Gjatë periudhës së spastrimeve, në gjysmën e dytë të viteve 1930, ai zakonisht thërriste për të biseduar drejtuesit dhe zyrtarët që punonin ngushtësisht me të dhe të cilëve nuk u besonte. Sapo hynin në zyrën e tij, ua ngulte sytë pa folur fare. Ata që nuk e mbanin vështrimin, pushkatoheshin sepse, sipas Stalinit, kishin diçka për të fshehur apo nuk ishin të besueshëm.

Leave a Reply

Back to top button