Kinema & TV

“Star Wars: The Last Jedi” vlerësohet maksimalisht nga kritikët, ende pa dalë në kinema

“Star Wars: The Last Jedi” është një film i cili u prit shumë mirë duke marrë vlerësimet maksimale nga pjesa më e madhe e kritikëve të martën, një ditë para se seria më e fundit e sagës fantastiko-shkencore të dilte  në kinematë e mbarë botës. Ai parashikohet të jetë filmi më fitimprurës i 2017-tës.

Prodhimi i Ëalt Disney morri 4 ose 5 yje nga shumica e ekspertëve të industrisë, e gjithashtu vlerësime për energjinë dhe emocionet që përçon. Filmi është një vijim i ‘Star Wars, the force aëakens’, i cili grumbulloi më shumë se 2 miliardë dollarë në rang global, duke u bërë filmi i tretë me më shumë arkëtime në të gjithë botën. I shkruar e i drejtuar nga Rian Johnson, “The Last Jedi” nis me betejën e Rezistencës me liderin suprem të të ashtuquajturit urdhri i parë, i cili po përpiqet të marrë kontrollin e galaksisë.

Në film shfaqet për herë të fundit Carrie Fisher, e cila interpreton në rolin e princeshës Leila. Aktorja vdiq në moshën 60-vjeçare dhjetorin e kaluar pasi përfundoi xhirimet e filmit.

Kritikë të shumtë përfshirë “The Hollyëood Reporter”, mendojnë se kohëzgjatja e filmit prej 2 orë e gjysmë, ishte pak e tepruar. Megjithatë ata bien në një mendje se qasja entuziaste dhe e freskët e Johnson ndaj filmit e mban atë të gjallë. Gazeta “London Times” e cilëson serinë e fundit të sagës si më të mirën e krijuar deri më tani.

Washington Post vlerësoi humorin e filmit dhe besnikërinë e regjisorit ndaj tekstit origjinal./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button