Bota

Statuja e Shën Mërisë, e vetmja që mbeti në këmbë pas shkatërrimit nga Uragani

Teksa uragani Harvey godiste Corpus Christin në Texas të martën mbrëma, një shkëndijë elektrike shkaktoi një zjarr i cili dogji krejt pronën e një familje vendase, duke shkatërruar gjithçka, përveç njërës: një statujë të vogël të Virgjëreshës Mary.

Jesus Rojas Jr dhe familja e tij kishin ikur nga Robstoun para ardhjes së uraganit, i cili mbërriti në brigje me një forcë të shkallës 4, duke sjellë me vete erëra të frikshme.

Kur u kthye në shtëpi, familja gjeti gjithçka të rrafshuar. Në këmbë qëndronte vetëm statujëza e Virgjëreshës. /Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button