Bota

Strauss-Kahn, njeriu i skandaleve. Nis gjyqi për “qarkullimin e prostitutave”

Screen Shot 2015-02-02 at 20.35.26

Ish drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn është paraqitur bashkë me avokatin e tij në gjykatën e Lillë, në Francë, për dëgjesën e parë në procesin e lidhur me xhiron e madhe të prostitucionit për të cilën në bangën e të akuzuarve janë edhe 13 persona të tjerë. Procesi lidhet me një total prej 17 netësh me pagesë mes Lilës, Parisit, Belgjikës dhe Uashingtonit, në vigjilje të një tjetër skandali planetar në Hotel Sofitel të Nju Jorkut. Strauss-Kahn mbërriti në gjykatë me një makinë me xhama të errët. Tashmë atij i duhet të mbrohet përballë akuzës së rëndë të “shfrytëzimit të prostitucionit” për të cilën rrezikon deri 10 vite burg dhe një gjobë prej 1.5 milionë euro.

Leave a Reply

Back to top button