A shkoni ndonjëherë të flini shumë më herët se zakonisht në fundin e një dite plot stres? Është e zakonshme të mendohet se stresi të mban natën zgjuar. Por disa forma stresi kanë efektin e kundërt:ato e rritin nevojën për gjumë. Kjo ndodh si tek njerëzit ashtu edhe tekminjtë.
Dhe tani një studim i publikuar në “Science” ka zbuluar arsyen. Gjumi i shkaktuar nga ankthi, rregullon hormonet e stresit dhe i redukton shqetësimet mbi të nesërmen. Gjumi i gjitarëve dallohet për fazën REM (që karakterizohet nga lëvizjet e shpejta të syve, dhe në të cilin priremi të shohim ëndrra), dhe jo-REM, më i thelli dhe pa ëndrra.
Ata që vuajnë nga Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik, priren të përjetojnë më pak gjumë tëfazës REM. Për këtë arsye mendohet se faza e gjumit në të cilën ëndërroni, shërben gjithashtu edhe për të përpunuar emocionet negative dhe ngarkesën e ankthit.
Deri më tani, ne dinim vetëm se si ta shkurtonim në kohë gjumin REM, përmes barnave që e shtypin atë, por jo si ta zgjasnim apo nxitnim atë. Studimi i ri tek minjtë ka identifikuar më nëfund grupin e neuroneve që e stimulojnë atë. Një ekip studiuesish britanikë dhe kinezë, të koordinuar nga Kolegji Mbretëror në Londër, ekspozuan një grup minjsh në kontakt me minj të tjerë fizikisht më të fortë, duke shkaktuar të ashtuquajturin stres kronik të humbjes sociale, një model të ankthit dhe depresionit.
Pas kësaj përvoje, hormonet përgjegjëse për reagimin “lufto ose ik” tek brejtësi u rritën nënivele shumë të larta, siç ndodh zakonisht tek gjitarët e stresuar. Shkencëtarët e monitoruan aktivitetin e trurit të minjve gjatë gjumit, dhe zbuluan se një grup specifik neuronesh (ato në zonën tegmentale të barkut, në trurin e mesëm), reaguan me shumë saktësi ndaj hormoneve të stresit dhe nxitën përgjigjet REM dhe të jo-gjumit.
Aktiviteti i këtyre neuroneve mbeti i vrullshëm për 5 orë, gjatë të cilave, ndërsa minjtë flinin të lumtur, qelizat e trurit dërguan sinjale kimike tek neuronet e tjera për të rregulluar hormonet e stresit, duke i kërkuar në thelb të mos prodhonin të reja.
Kur minjtë u zgjuan, studiuesit i monitoruan nivelet e tyre të ankthit, duke parë se sa kohë qëndruan në dritë, minjtë e stresuar prireshin të fshiheshin dhe kërkonin errësirën. Krahasuar me brejtësit në grupin e kontrollit, të cilët kishin fjetur pak, apo tek cilët aktiviteti i atij grupi neuronesh ishte i heshtur, minjtë që kishin fjetur kaluan më shumë kohë në dritë. Prandaj dukeshin më pak të stresuar.