Një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit të Holandës (RIVM) ka arritur në përfundimin se fëmijët nën moshën 12 vjeç luajnë pak rol në transmetimin e koronavirusit të ri.
Studimi është publikuar në revistën kryesore mjekësore të vendit Nederlands Tijdschrift Voor Geneeskunde.
Studimet në vende të tjera të realizuara më parë, kanë zbuluar se fëmijët preken më pak nga koronavirusi dhe pasi infektohen, shumë rrallë sëmuren rëndë.
“Po, fëmijët mund të infektohen, por transmetimi bëhet kryesisht midis të rriturve me moshë të ngjashme, dhe nga të rriturit te fëmijët”, thuhet në studim./bota.al/