Koronavirusi mund të ketë qenë në Itali shumë më herët se nga shpërthimi i pandemië në 2020.
Sipas një studimi të Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, gjurmë të koronavirusit janë gjetur në mostrat e marra nga ujërat e zeza në Milano dhe Torino në muajin dhjetor.
Studiuesit ekzaminuan 40 mostra të mbledhura midis tetorit 2019 dhe shkurt 2020, si dhe 24 mostra kontrolli midis shtatorit 2018 dhe qershorit 2019.
Gjurmët e koronavirusit u gjetën gjithashtu në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura në Bolonjë më 29 janar./bota.al/