Një renditje e re e vendeve më të mira për të qenë një emigrant ka vendosur Suedinë në vendin e parë, e ndjekur nga Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Gjermania. Shtetet e Bashkuara, një vend i cili u themelua kryesisht nëpërmjet emigracionit masiv, renditet në vendin e shtatë.
US News and World Report, i cili realizoi renditjen, tha se shikonte masa të tilla si stabiliteti ekonomik, barazia e të ardhurave dhe tregjet e punës për të krijuar listën, duke përdorur një vëzhgim të posaçëm të opinioneve të më shumë se 21,000 drejtuesve të biznesit dhe elitave të tjera, si edhe anëtarë të publikut.
Autorët e listës thonë se përdorën gjithashtu të dhëna nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara mbi popullsinë migrante në vende të ndryshme, si dhe sasinë e dërgesave të parave për në vendin e tyre të lindjes.
Eric Gertler, bashkë-drejtues i U.S. News dhe Neë York Daily News, tha se përvoja e krijimit të renditjes së vendeve më të mirë për të emigruar, tregoi se shumë njerëz e shohin emigrimin si çështjen më të rëndësishme në botë. /Bota.al