BotaMAIN

Studimi: Nuk jemi gati për t’u përballur me pandeminë e ardhshme

Bota nuk është ende gati për t’u përballur me pandeminë e ardhshme. Alarmi vjen nga rezultatet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, një raport që cakton një pikaravazh për 195 shtetet e botës, bazuar në aftësinë e tyre për të reaguar ndaj epidemive dhe pandemive.

Që nga viti 2019, kur u publikua Indeksi i parë GHS, nuk ka ndryshuar asgjë. Në fakt, nga një normë prej 40.2 nga 100, mesatarja globale ka rënë në 38.9. Nëse ose kur të shpërthejënjë pandemi e re, ne nuk do të jemi më shumë të përgatitur se sa ishim në vitin 2019, pavarësisht përvojës që duhet të kishim fituar me pandeminë aktuale të Covid-19.

Klasifikimi

Në renditjen e hartuar nga raporti, ku analizohen faktorë të ndryshëm, si sistemi shëndetësor, logjistika, infrastruktura dhe besimi i qytetarëve tek qeveria, Italia renditej në vendin e 41-të në nivel global me 51.9 pikë nga 100, dhe nga mesi midis vendeve evropiane.

Renditjen botërore e kryesojnë Shtetet e Bashkuara me 75.9 pikë, e ndjekur nga Australia (71.1) dhe Finlanda (70.9 pikë). Në fund të listës janë Somalia, Jemeni dhe Koreja e Veriut, që të tria me 16 pikë. Si është e mundur që Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e parë?”-pyet Ezekiel J.Emanuel, bioeticist në Universitetin e Pensilvanisë, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e kësaj renditje.

Por Xhenifer Nuco, një nga autoret e raportit, saktëson se të kesh mjete, nuk do të thotë se do t’i përdorësh ato me efektivitet kur të vijë momenti. Ajo theksoi se raporti pasqyron thjesht burimet në dispozicion të secilit vend, pa parashikuar nëse këto do të shfrytëzohen apo jo gjatë një emergjence shëndetësore.

Jo vetëm sistemet shëndetësore

Përveç nevojës për të vendosur në plan të parë sigurinë shëndetësore duke mësuar nga gabimet, autorët e studimit rikujtojnë rëndësinë që kanë edhe elementë të tjerë, si aftësia për të menaxhuar ndikimin ekonomik dhe social të një krize shëndetësore.

Gatishmëria nuk ka të bëjë vetëm me përgatitjen ndaj një pandemie nga pikëpamja shëndetësore, por edhe të dish të menaxhosh ekonominë gjatë një krize të zgjatur në kohë”-thekson Nahid Badelia nga Qendra e sapongritur për Sëmundjet Infektive në Zhvillim nëBoston (CEID). / Focus – Bota.al

Back to top button