Histori

Studiuesit konfirmojnë moshën e varrit të Jezusit

Arkeologët më në fund kanë zbuluar moshën e varrit të Jezu Krishtit.

Sipas besimeve të ndryshme, Kisha e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem besohet të mbajë vendin e fundit të prehjes të Jezu Krishtit.

Varri është përdhosur gjatë viteve nga sulme të dhunshme, fatkeqësi natyrore, dhe natyrisht shekuj të tërë konsumim. Kjo ka çuar në një numër rindërtimesh gjatë shekujve, arsyeja pse studiuesit modernë e kanë patur të vështirë për ta provuar ose për të mohuar nëse është varri i Jezu Krishtit.

Tani, për të zgjidhur misterin nga këndvështrimi shkencor, studiuesit analizuan sipërfaqen origjinale të gurit gëlqeror të varrit dhe një pllakë mermeri, duke shpresuar që të krijonin një kornizë kohore se kur u krijua varri.

Siç është vërejtur nga National Geographic, studiuesit besojnë se varri daton rreth vitit 345.

Udhëhequr nga ekspertët e Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës për të llogaritur moshën e materialeve të varrit, u përdor një teknikë e quajtur “luminescence optically stimulated” (OSL), e cila zbuloi kur materiali ishte i ekspozuar ndaj dritës për herë të fundit.

Ndërsa studimi nuk ka arritur të përcaktojë nëse Jezusi ishte varrosur atje, data e marrë nga ekspertët është në përputhje me llogaritë historike, se varri u gjet nga romakët rreth vitit 326.

Çuditërisht, kjo i përshtatet kohës së Perandorit Konstantin, perandorit të parë të krishterë në Romë.

Sipas legjendës, Helena, nëna e perandorit romak Konstandini (mbretëroi rreth 306-337), zbuloi varrin e Jezusit rreth vitit 327.

Konstandini legalizoi krishtërimin në të gjithë Perandorisë Romake dhe u bë i krishterë pak para se të vdiste.

Romakët e mbrojtën varrin duke ndërtuar altar mbi të, si dhe një kishë.

Kisha u shkatërrua, rinovohej dhe u rindërtua disa herë gjatë 1,700 viteve të fundit.

Përpara këtij studimi të ri, pjesa më e vjetër e provave arkitekturore ishte gjurmuar në kohën e kryqëzatave, që do të thotë se ishte vetëm rreth 1.000 vjeçar.

Pavarësisht faktit se ka shumë që dyshojnë se Jezu Krishti ka ekzistuar, ka prova të mjaftueshme historike për të mbështetur faktin se Jezusi i Nazaretit ishte një njeri i vërtetë dhe jo një figurë mitologjike. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button