Suedia ka raportuar 170 vdekje të tjera nga Covid-19 në 24 orët e kaluara, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,203.
Agjensia e Shëndetit Publik njoftoi të martën 1,033 nga Covid-19, një raport prej 101 për milion banorë krahasuar me 51 në Danimarkë dhe vetëm 11 në Finlandë, të dyja vendosën bllokime të rrepta të hershme për të frenuar përhapjen e virusit.
Një grup prej 22 mjekësh, virologësh dhe studiuesish kritikuan autoritetet e shëndetësisë në një botim të botuar nga gazeta Dagens Nyheter.
“Në Suedi, njerëzit po vdesin 10 herë më shumë se në vendin fqinj, Finlanda,” shkruajti grupi. “Qasja duhet të ndryshohet rrënjësisht dhe shpejt. Ndërsa virusi përhapet, është e nevojshme të rritet distanca sociale.”/bota.al/