Covid19

Suedia vijon të mos kufizojë vendin, shtohet ndjeshëm numri i viktimave

Suedia ka regjistruar sot 172 vdekje të tjera, hera e dytë që raportohen vlera kaq të larta, pas ditës së djeshme me 185 raste.

Suedia, ka ndjekur një strategji ndryshe nga vendet e Evropës duke mos bllokuar vendin, dhe numri i vdekjeve ka shkuar sot në 1.937, shifër kjo shumë më e lartë se në Danimarkë (384), Norvegji (169) apo Finlandë (149).

682 raste të tjera pozitive u shënuan sot duke çuar në total numrin e të infektuarëve në 16,004, rritja më të madhe ditore për gati dy javë.

Sidoqoftë, autoritetet besojnë se virusi mund të ketë arritur kulmin në rajonin e Stokholmit, i cili përbën më shumë se një të tretën e rasteve në Suedi, raporton Daily Mail.

Për më tepër, një e treta e popullsisë të Stokholmit mund të marrë virusin nga 1 maji, parashikojnë ekspertët.


Infeksioni arriti në Stokholm në 15 Prill, megjithëse kjo ende nuk është bërë e ditur në numrin e rasteve të raportuara.

“Pak më shumë se një javë më parë, pandemia arriti kulmin, të paktën sipas këtij modeli, dhe ne mund të presim më pak raste çdo ditë,” tha Anders Wallensten, zv / epidemiolog në një konferencë për media.

“Por ju gjithashtu duhet të mbani mend … që dy të tretat e popullsisë nuk janë infektuar dhe ende mund ta marrin atë,” shtoi Wallensten./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button