Bota

Sulm terrorist në Paris! Shteti Islamik: Ishte vepër e jona

Screen Shot 2016-06-14 at 07.55.12Një polic u vra me thika përpara shtëpisë së tij në Magnanville, rreth 50 km në veriperëndim të Parisit, nga një militant 16 vjeçar i Shtetit Islamik, i cili më pas u rrethua në banesën e viktimës së tij. Në fund ai u vra nga forcat speciale, që në brendësi të shtëpisë gjetën kufmën e bashkëshortes së policit si dhe djalin të tyre, një fëmijë 3 vjeç, që ishte shëndoshë e mirë. Agjencia Amaq, e lidhur me ISIS-in, ka marrë përsipër përgjegjësinë për aksionin. “Një luftëtar i Shtetit Islamik ka vrarë me thikë një punonjës të komisariatit të policisë së Mureaux dhe gruan e tij, pranë Parisit”, ka shkruajtur Amaq, sipas SITE, qendra e monitorimit të faqeve xhihadiste në internet. Sipas France press, atentatori ishte dënuar një herë për lidhje me një rrjet xhihadist.

Gjithçka nisi rreth orës 20.30. Vrasësi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka vrarëme nëntë thika Jeap-Baptiste Salvint, 42 vjeç, zëvendës komandant i policisë gjyqësore në Les Mureaux. Sipas disa dëshmitarëve, gjatë sulmit ka thirrur “Allah akbar”. Më pas u rrethua në shtëpinë e policit. Forcat e rendit ndërhynë menjëherë: banorët e ndërtesave ngjitur u larguan, u ndërpre furnizimi me gaz dhe energji elektrike, dhe të gjithë rrugët u mbyllën. Nisi menjëherë tratativa me vrasësin, që ka thënë se i përket Shtetit Islamik, dhe në të njëjtën kohë u vu në veprim një plan sulmi. Kur u bë e qartë se “negociata nuk mund të jepte rezultate, u vendos që të kalohet në veprim”, ka shpjeguar zëdhënësi i MInistrisë së Brendshme, Pierre-Henry Brandet. Ka patur edhe shpërthime. Sapo hynë në shtëpi, forcat e rendit vranë atentatorin dhe gjetën trupin e gruas, funksionare e policisë së Les Mureaux. Fëmija ishte në gjendje shoku, por fatmirësisht i paprekur.

“Do të hedhim plotësisht dritë mbi natyrën e kësaj drame të tmerrshme”, ka deklaruar presidenti i Francës, Hollande, që ka thirrur një mbledhje në Elize sot në mëngjes. Vrasja e dyfishtë në Magnanville ka ndodhur dy ditë pas masakrës së Orlandos dhe e rizhyt Francën në makthin e terrorizmit, që nisi me atentatet e 13 nëntorit të vitit që kaloi në Paris. Një kërcënim, ai i terrorizmit islamik, që ndodh në një moment kur zhvillohet Europiani i futbolit, pikërisht në Francë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button