Kandidati republikan për Presiden i SHBA, Donald Trump tha të martën, në përgjigje të sulmit në aeroportin e Stambollit se “kërcënimi terrorist nuk ka qenë kurrë më i madh.”
“Armiqtë tanë janë brutal dhe të pamëshirshëm dhe ata do të bëjnë çdo gjë, për të vrarë ata që nuk i përulen vullnetit të tyre. Ne duhet të ndërmarrim hapa për të mbrojtur Amerikën nga terroristët, dhe të bëjmë gjithçka për të përmirësuar sigurinë tonë, me qëllim që ta mbajmë Amerikën të sigurtë,” ai tha. /bota.al