Sulmi deri tani nuk lë vend të parashikohet për një ndryshim të strategjisë së SHBA: është vendosur në një moment ndëshkimi për Assadin dhe menaxhuar prej gjeneralëve, të cilët kanë vendosur që të kryejnë një sulm të përmbajtur. Por nuk do të thotë se SHtëpia e Bardhë dëshiron një ndryshim strategjie në Lindjen e Mesme: edhe sepse, në këtë rast duhet të kërkojë miratimin e Kongresit. Sigurisht që është një ndryshim në krahasim me Obamën, i cili i kishte besuar më shumë ndërmjetësimit rus, për të eleminuar arsenalin kimik sirian: sulmi i të martës ka treguar se Assadi kishte gënjyer. Dhe instiktivisht, Trumpi zgjodhi që të reagojë, ndryshe nga sa kish thënë deri më sot. /bota.al
Less than a minute