Janë nënshtetas të Taxhikistanit tre kamikazët që vranë 42 persona të martën në mbrëmje, në aeroportin Ataturk të Stambollit. Kështu shkruan gazeta turke Milliyet, e cila publikon gjithashtu një foto të tre atentatorëve së bashku, të marra nga kamerat e sigurisë. Një tjetër media, Haberturk, tregon se të paktën një nga tre kamikazët është çeçen, i identifikuar me inicialet O.V., i cili ka ardhur në Turqi nga bastioni i Isis në Siri, Raqqa.
Hetimet vazhdojnë në fshehtësi maksimale, për atentatin e trefishtë të martën në mbrëmje në Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, për të cilin është fajësuar ISIS. Në Turqi vazhdon ende heshtja e medias, dekretuar disa orë pas masakrës./bota.al