Sulmi kibernetik që goditi qindra vende të botës duhet të vlejë si një thirrje për zgjim: Qeveritë nuk duhet të mbajnë programe të rrezikshme dhe me qëllime të këqia, që mund të shndërrohen në armë të hacker-ave të paskrupullt. Eshtë paralajmërimi i Microsoft, pas sulmit masiv virtual kryer të premten e kaluar dhe që ka vazhduar gjatë fundjavës.
Virusi në fjalë – një i ashtu-quajtur ‘ransomëare’ sepse ‘bllokon kompjuterin dhe kërkon një shpërblim për ta riaktivizuar – ishte vjedhur nga agjencia amerikane e inteligjencës, NSA.
“Kemi parë që dobësitë e depozituara nga CIA të përfundojnë në duart e Uikileaks, dhe tani kjo dobësi e vjedhur nga NSA ka goditur klientë në gjithë botën”, ka shkruajtur në blogun e kompanisë, presidenti i Microsoftit, Brad Smith. “Një skenar i ngjashëm me armë konvencionale do të ishte vjedhja e raketave Tomahawk”. Për këtë arsye, ka nënvizuar ai, “qeveritë e gjithë botës duhet të trajtojnë këtë sulm si një këmbanë alarmi”. / bota.al