Bota

Sulmi ndaj 100 shteteve tw botws: Prapa goditjes wshtw Korea e Veriut?

Një grup hakerash i lidhur me Korenë e Veriut mendohet se fshihet pas sulmit kibernetik që goditi gjithë botën të premten e 12 majit.

Kjo është teza më e fundit e ekspertëve të sigurisë. Ekspertët e kompanive të sigurisë kompjuterike “Symantec” dhe “Kaspersky” zbuluan se ka më shumë të ngjarë që virusi që infektoi më shumë se 150 mijë kompjuterë në gjithë botën të jetë krijuar nga “Lazarus Group”.

Ky grup fajësohet për disa sulme kibernetike që prej vitit 2009, duke përfshirë edhe vjedhjen e 81 milionë dollarëve nga banka qëndronte e Bangladeshit përmes hakerimit.

Gjithashtu ky grup mendohet të jetë edhe pas sulmit kibernetik ndaj Sony Pictures Entertainment i ndodhur në vitin 2014.

Leave a Reply

Back to top button