Sport

Suning te Interi 400 milionë shpenzime, asnjë trofe

Suning te Interi 400 milionë shpenzime, asnjë trofe

Në përvjetorin e parë të “martesës” Inter – Suning sigurisht që ka veçse urime.

Pikërisht të martën nisi edhe viti i dytë i Interit nën drejtimin e gjigantit nga Nanchino, e kjo u shënua me ardhjen e Ausilios dhe Spallettit.

Plot 12 muaj më parë, në qytetin ku ngrihet perandoria e familjes Zhang, me një pasuri prej 50 miliardë eurosh, mbërriti Erick Thohir dhe zyrtarë të tjerë, për të kompletuar kalimin e shumicës së aksioneve në duart e kinezëve. “Suning” kërkoi dhe bleu 68.55% të aksioneve, duke i lënë manjatit indonezian 31.05%.

Megjithatë, viti i parë nuk ka qenë edhe aq i lehtë për kinezët, të cilët në atë që mund të konsiderohet si i pari i një projekti afatgjatë – kanë derdhur në arkat e zikaltërve mbi 400 milionë euro, me synimin për ta ringritur Interin në nivelet më të larta. Por e gjithë kjo sforco ekonomike, sot nuk ka sjellë ende rezultatet e pritura.

Kjo, ndoshta sepse “Suning” po paguan “haraçin” e mungesës së eksperiencës në një ambient sportiv, apo edhe për shkak të impaktit me një botë tejet të ndryshme me atë kineze.

Pas fazës së parë, gjatë së cilës ua lanë në duar levat e pushtetit Thohirit dhe Boligbroke, familja Zhang e mori vet në dorë situatën, transmeton TCh.

Fillimisht mbylli të gjitha llogaritë me ish-aksionarin kryesor, i cili mbetet ende president dhe përfaqësuesi i parë i klubit, një “problem” ky që pritet të zgjidhet në asamblenë e aksionarëve të tetorit, por që për momentin mungon ende një profil i duhur i pasuesit të tij.

Zhang Jindong nuk dëshiron ta ekspozojë shumë djalin e tij, i cili nuk do të bëhet as administrator i deleguar, por që do të kënaqet vetëm me marrjen e kompetencave të Thohir.

Edhe karta e konsideruar fituese “Pioli” duket se detyroi ndryshimin e strategjisë. Problemet e shfaqura me De Boer vijuan edhe gjatë drejtimit të pankinës nga Pioli, ndaj dhe Zhang në fillim të majit bënë një zgjedhje të dhimbshme por të domosdoshme, duke shkarkuar ish-trajnerin e Parmës. Në këtë kohë u zyrtarizua Sabatini, drejtuesi i parë i përzgjedhur nga kinezët.

Tashmë mbetet për t’u kuptuar sesi do të pasohet linja e komandës, që aktualisht ka shumë burokracira mes aspektit sportiv dhe pronarëve.

Lëvizja e fundit ishte ajo për Lele Orialin, aktualisht menaxher i Italisë, i cili sezonin e ri mund të rikthehej te zikaltrit, por që gjithçka ka rënë në heshtje. Oriali do të jetë kreu i delegacionit të Italisë U21 në Evropian. Ndoshta mund të rikthehet tek Interi në korrik, por mund të qëndrojë sërish te kombëtarja, ose të bashkohet me Conten te Chelsea.

Leave a Reply

Back to top button