Bota

Super Hëna më e madhe që nga viti 1948

Nëse dilni jashtë në 14 nëntor, ju mund të vini re hënën që duket më e madhe dhe më e shndërritshme se zakonisht.

Në fakt, edhe më e madhe se sa është shfaqur në 68 vitet e fundit, thonë shkencëtarët.

Super Hëna e këtij muaji, e parafundit e vitit, do të jetë më e madhja deri më sot në shekullin 21.

Nuk do të shohim një Hënë me madhësi të tillë deri në 2034, kështu që sigurohuni që do i hidhni një sy.

Super Hëna

“Super Hëna” ndodh kur Hëna bëhet e plotë në momentin kur ajo është në distancën e saj më të afërt me Tokën. Termi është huazuar nga pseudoshkenca e Astrologjisë, por është adoptuar nga kultura popullore dhe astronomët.

Super Hënat zakonisht shfaqen 14% më të mëdha dhe 30% më të shndërritshme se sa hënat e tjera të plota.

Ndërkohë që Hëna të tilla ndodhin një herë në 13 muaj, kjo e nëntorit është speciale.

Sipas NASA-s, super hëna e këtij muaji “bëhet e plotë brenda të paktën dy orëve të momentit të saj më pranë Tokës – gjë që e bën një ekstra Super Hënë”. / www.bota.al

screen-shot-2016-11-03-at-6-42-57-pm screen-shot-2016-11-03-at-6-35-34-pm screen-shot-2016-11-03-at-6-43-26-pm screen-shot-2016-11-03-at-6-43-16-pm screen-shot-2016-11-03-at-6-43-08-pm screen-shot-2016-11-03-at-6-43-02-pm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close