“Vetmia është “e rrezikshme”. Krijon shumë varësi. Bëhet zakon pasi kupton se sa e paqtë dhe e qetë është. Dhe ti as nuk dëshiron të merresh më me njerëzit, sepse ata të shterojnë energjinë”
Ti mund të dështosh edhe në gjërat që nuk do fare t’i bësh, kështu që, pse mos ta shfrytëzosh kohën që ke në këtë jetë, duke bërë gjërat që do?
Unë mendoj se çdo njeri duhet të bëhet i pasur dhe i famshëm, dhe të bëjë gjithçka që ka ëndërruar. Sepse kështu do të kuptojë që nuk është kjo zgjidhja për një jetë të mirë.
Nëse nuk je duke jetuar momentin, ose je duke parë përpara tek pasiguritë e jetës, ose je duke kthyer kokën pas tek dhimbja e pendesa.
Ti je gati dhe mundesh të bësh gjëra të bukura në këtë botë, dhe ndërsa kalon nëpër ato dyer sot, do të kesh vetëm dy zgjedhje: dashurinë ose frikën. Zgjidh dashurinë dhe mos lejo kurrë që frika të të kthejë kundër zemrës tënde lozonjare.
Zgjohem ndonjëherë në mëngjes, marr filxhanin e kafesë, ulem përballë kopshtit tim dhe i them vetes: “Mos harro sa mirë je. Sepse mund ta humbasësh një ditë”. Duhet të vlerësojmë dhe të jemi falënderues për çdo gjë që kemi në jetë.
Eshtë më mirë të rrezikosh që të “vdesësh urie”, se sa të dorëzohesh. Sepse, nëse ti heq dorë nga ëndrrat, çfarë të mbetet pastaj?
Ndikimi që ti ke mbi njerëzit e tjerë është monedha më e vyer që mund të ekzistojë.