Fabio Kapelo, traineri i famshëm italian është shprehur i mrekulluar pas ndeshjes së djeshme. “Një Messi si këtë mbrëmje kishte kohë që nuk e shihja”, ka thënë Kapelo. “Unë e kam parë në shumë ndeshje. Zakonisht merrte topin, bënte lëvizjet e tij, gjërat e bukura, dhe pastaj relaksohej disi. Sonte jo. Sonte mund të them se mori skuadrën për dore. Një shembull i vërtetë. Për mua, Messi është një gjeni. Shikoni, ka shumë lojtarë të mirë. Ronaldo është goleador. Por Messi është gjeni. Ka shumë lojtarë të mirë, por sot në mbrëmje kemi parë një gjeni.”
Përsëri, El Classico nuk zhgënjeu. Spektakli sportiv më i mirë që mund të shihet në botën e futbollit, ka ofruar gjithçka që mund të kërkohet. mbi gjelbërimin e Santiago Bernabeut u pa një futboll i mrekullueshëm, që përfundoi me një ekip i cili nuk arriti të fitojë dhe një tjetër që, duke marrë tre pikët, rrit shumë shanset për të fituar titullin. Dhe më në fund, Messi u shfaq.
Barcelona ka mposhtur kështu Realin e Madridit në fushën e tij, dhe ka rihapur garën e titull me një “klasike” që duhet të mbahet mirë mend. Ekipi i Enrikes ka arritur të reagojë pas eleminimit në Champions nga Juventusi, duke shpallur sërish ambiciet e veta në kampionat, falë një suksesi të firmosur prej një kryevepre të Leo messit në minutën e fundit.
SuperLeo
Nuk shënonte në Madrid prej pesë ndeshjes atgjentinasi i Barcelonës, dhe tashmë ngjitet në kuotën e 23 golave në kampionat. Reali ka paguar për gabimet e shumta në fazën shënuese, sid he ndëshkimin në finale të Sergio Ramosit, protagonist i një faulli shumë të rëndë pikërisht kundër Messit (i cili në pjesën e parë ishte lënduar edhe prej një goditje me bërryl nga Marcelo). E pabesueshme finalja, me fitoren e arritur në minutën ’92 pas barazimit të përkohshëm 2-2 të James në minutën ’86. Tashmë pikët janë të barabarta, edhe pse Reali ka një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar me Celta Vigon. Por pesë javët e fundit të kampionatit do të jenë një garë e fortë kokë më kokë.
Kapelo: Messi është gjeni
Fabio Kapelo, traineri i famshëm italian është shprehur i mrekulluar pas ndeshjes së djeshme. “Një Messi si këtë mbrëmje kishte kohë që nuk e shihja”, ka thënë Kapelo. “Unë e kam parë në shumë ndeshje. Zakonisht merrte topin, bënte lëvizjet e tij, gjërat e bukura, dhe pastaj relaksohej disi. Sonte jo. Sonte mund të them se mori skuadrën për dore. Një shembull i vërtetë. Për mua, Messi është një gjeni. Shikoni, ka shumë lojtarë të mirë. Ronaldo është goleador. Por Messi është gjeni. Ka shumë lojtarë të mirë, por sot në mbrëmje kemi parë një gjeni.” / bota.al