Për mijëra udhëtarët që vizitojnë përditë metronë e Nju Jorkut ka qenë një surprizë e jashtëzakonshme. Ashtu si ka qenë edhe ideja e aktorit dhe humoristit amerikan Jimmy Fallon, drejtues i “The Tonight Show”.
Fallon dhe këngëtarja Miley Cyrus kanë vendosur që të këndojnë në metronë e Nju Jorkut, por të maskuar fillimisht, që të mos dalloheshin.
Performanca nis me një kitarist me kitarë akustike dhe një tjetër që i bie një kove për të ruajtur ritmin. Kënga? “Jolene” e Dolly Parton, të cilën Miley Cyrus e këndon në mënyrë fantastike.
Fillimisht atmosfera është shumë e ftohtë, me dy muzikantët që nisin melodinë e këngës dhe më pas Fallon dhe Cyrus që afrohen dhe fillojnë të këndojnë.
Sidoqoftë, zëri i mrekullueshëm i Cyrus i bën disa prej të pranishmëve që “të ngrohen”, deri kur të dy heqin paruket dhe maskat, dhe njerëzit nuk e përmbajnë më entuziasmin. Eshtë një skenë fantastike.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë. / Bota.al