Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit.
Ata iu nënshtruan testit, pasi zbuluan se një anëtar i ushtrisë amerikane i cili punonte në kampusin e Shtëpisë së Bardhë ishte infektuar, ka thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtari ushtarak u identifikua nga CNN si shërbëtor personal i Trump./bota.al/