Bota

“Tani ikni sa më shpejt!”. Bashkimi Europian nuk “ia zgjat” shumë Londrës

Screen Shot 2016-06-24 at 16.40.30Institucionet e BE i kërkojnë Mbretërisë së Bashkuar të largohet me shpejtësi nga BE, në respekt të rezultatit të referendumit që dekretoi daljen e vendit nga Bashkimi Europian

Në deklaratën e përbashkët të nxjerrë në përfundim të takimit që u mbajt për të diskutuar mbi Brexit, presidentët e Komisionit Europian Jean Claude Juncker, parlamentit europian Martin Schulz, Këshillit Europian Donald Tusk dhe kryeministri holandez, Mark Rutte, provuan t’i tregojnë muskujt Britanisë. “Presim që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të vërë në zbatim vendimin e popullit të vet sa më parë të jetë e mundur, për të mos zgjatur pasigurinë”.

Junkeri e ka bërë menjëherë të qartë. Nuk jemi në fundin e projektit europian. Bashkimi Europian do të mbajë, edhe nëse Britania e Madhe i kthen shpinën. “Kjo që ndodh është një situatë e paprecedentë, por mbetemi të bashkuar në reagimin tonë”, kanë thënë krerët e BE. Po kështu, gjatë mbledhjes së sotme u vendos që nuk ka më një vend special për Britaninë në brendësi të BE-së. “Marrëveshja për një vend special britanik në BE, që u arrit në 18 dhe 19 shkurt në Këshillin Europian – kanë qartësuar ata – nga ky moment pushon së ekzistuari dhe nuk do të ketë rinegociata”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button