Bota

Tanket nuk kanë nevojë për viza! Putin nis lojërat e luftës

Screen Shot 2015-05-26 at 22.50.59Ushtria ruse ka ndërmarrë manovra në shkallë të gjerë,  duke vendosur bombarduese strategjike dhe sisteme mbrojtëse antiajrore, në një demonstrim të papritur dhe masiv force.

Si një shenjë e vijimit të tensioneve në Ukrainë, rreth 12 000 ushtarë dhe 250 avionë dhe helikopter luftarak rus  marrin pjesë në këto manovra ushtarake, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes në një komunikatë për shtyp.

Ministria e ka përshkruar praktikën katër ditore të urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin,  si një “inspektim masiv surprizë” për të kontrolluar gatishmërinë luftarake.

Ky demonstrim vjen  pasi njëri nga ndihmësit më të afërt të Putinit, zëvendës kryeministri Dimitri Rogozin, lëshoi një paralajmërim të frikshëm ndaj Perëndimit.

“Ky është territori ynë  dhe ne do të sigurojmë sigurinë e saj. Dhe ne do të bëjmë para aty… Unë kam bërë gjithmonë shaka në lidhje me faktin se  ata nuk do të na japin viza. Ata do të na vënë në një listë sanksionesh,  por tanket nuk kanë nevojë për viza”, u shpreh Rogozin./j.h/TemA

Screen Shot 2015-05-26 at 22.51.03 Screen Shot 2015-05-26 at 22.51.12 Screen Shot 2015-05-26 at 22.51.08

Leave a Reply

Back to top button