MagazinePersonazhe

Tatuazhi në sy që i shkatërroi jetën modeles 24 vjeçare

Të gjithë u tronditën kohët e fundit kur modelja  Catt Gallinger, 24 vjeçe, nga Otava e Kanadas, pasi kreu një tatuazh në sy u përballë me diçka që nuk e priste.. Tattuazhi  skleral është kur sklera, ose pjesa e bardhë e syrit të njeriut injektohet  me një ngjyrë, e cila më pas përhapet në një zonë më të madhe. Në rastin e Catt, për fat të keq, procedura u bë e tmerrshme, duke e lënë atë me problem në shikim , me një ngjyrë vjollcë që dilte nga syri dhe dëmtimi i përhershëm i shikimit të saj.

Ajo bëri një postim emocionues në Facebook, ku shprehu dhimbjen dhe dëshpërimin e saj si dhe shpërndau disa imazhe të tmerrshme të gjendjes së saj të syrit.

Numri  i dëmeve që ka marrë po ndikojnë edhe në  shëndetin mendor të Catt.

“Po kalojë në një moment depresioni dhe kjo gjendje është  tepër serioze pasi unë nuk mund të bëjë dot asgjë vetëm, kjo gjendje më ka shpërfytyruar” është shprehur ajo./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button