PsikologjiShendeti

Tatuazhet: Këshilla dhe risqe per të mos dëmtuar lëkurën

Vizatimet e përhershme në trupin e njeriut kanë qenë prezente në shoqëri më të lashta dhe kanë lulëzuar dekadat e fundit. Është art më vetë kjo e vizatimit të lëkurës, por nga një pikëpamje mjeksore është një njollë e përhershme për lëkurën, ashtu sikurse edhe heqja e një tatuazhi. Vendimi për të patur një të tillë duhet marrë seriozisht sepse eliminimi i mëpasshëm i tij kërkon trajtime me lazer dhe lëkura nuk kthehet kurrë si më parë. Tatuazhet nuk rekomandohen për gratë  shtatzëna, të miturit, pacientë që vuajnë nga vitiligo ose nga psoriaza, pacientë me çrregullime të koagulimit, ata që kanë një infeksion aktiv të lëkurës si dhe ata që kanë patur më parë një cikatrizim të keq të plagëve. Para se të kryeni një veprim të tillë duhet të njihni personin e përshtatshëm, të jetë i çertifikuar, duhet të kontrolloni materialin që do të përdoret nën lëkurë, shiringa e të tjera sende.

Problemet që dalin gjatë këtij procesi i ndajmë në dy grupe: ato që lidhen me plagën në lëkurë si infeksionet qofshin bakteriale ose virale të tipit herpes, myk, lytha dhe më të komplikuara si HIV, hepatiti  B, D, dhe C si dhe sifilizi. Grupi tjetër lidhet me përzgjedhjen e ngjyrës së bojës. Kur zgjidhni një ngjyrë si të kuqe, vjollcë, jeshile dhe të verdhë shkaktojnë alergji në lëkurë ose granuloma që  deformojnë zonën e tatuuar. Pasi e keni bërë tatuazhin rekomandohet ta mbani të mbuluar 6-12 orë dhe jo më shumë. Më pas e lajmë me ujë të pastër, sapun me pehash neutral pa e fërkuar dhe gërvishtur. E lemë të thahet në ajër për 30 min dhe e fshijmë butësisht me një pecetë që të thahet plotësisht. Për ta hidratuar duhet të përdorni kremra emulsifikues pa aroma dhe rekomandohet të mos lyhet me vazelinë sepse ajo nuk e lejon tatuazhin të marrë frymë dhe mund të provokojë infeksione. Specialistët rekomandojnë të mos kryhet asnjë aktivitet fizik për 7-10 ditë sidomos për ato tatuazhe me shtrirje të gjerë ose në zona të përkuljes. Nuk duhet shkuar në sauna dhe aq më tepër ta ekspozoni në diell, është mirë që 6 muajt e parë të përdorni krem kundër diellit me faktor 50.Të gjitha këto bëjnë që cilësia e tatuazhit të jetë më e mirë dhe të zgjasë më shumë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button