Nga 3 diktaturat e afirmuara dhe ende në pushtet, ajo që jep shenja më të mëdha megallomanie, është e Koresë së Veriut. Diktatori aktual, Kim Jong-un, alternon kërcënimet e sulmeve raketore me marrëzitë, si urdhërimin i të gjithë nxënësve që të presin flokët sipas modelit të tij. Kim vjen nga një dinasti diktatorësh që e bënë megallomaninë një mënyrë jetese. Që nga gjyshi Kim Il-sung, imazhi i të cilit është ende i pranishëm kudo në vend.
Por edhe më egocentrik ishte biri i tij (si dhe babai i despotit aktual): Kim Jong-il, në foto. I bindur se kishte fuqi magjike për të ndikuar mbi klimën, ai mendonte se ishte i gjithëdijshëm dhe shkruante vepra për çdo temë, sidomos për kinemanë, lojën e tij të preferuar. Ai madje rrëmbeu regjisorin nga Korea e Jugut, Shin Sang-ok, duke e detyruar që të xhirojë një ribërje të filmit Godzilla. / Bota.al