“Plaudite, amici, comedia finita est” (“Duartrokisni miq, komedia mbaroi”), tha Beethoveni. Po çfarë kanë thënë Nostradamuusi, Steve Jobs, Princesha Diana, John Lennon?
Beethoven
Ka shumë histori rreth fjalëve të fundit të Beethoven-it. Një prej tyre thotë se ai u shpreh: “Unë do të dëgjoj në Qiell.” Një tjetër thotë se kompozitori i famshëm tha: “Plaudite, amici, comedia finita est” (“Duartrokisni miq, komedia mbaroi”). Sipas një tjetër varianti, teksa dikush i solli disa shishe verë, kompozitori i tha: “Sa keq, vonë, shumë vonë”.
Nostradamusi
Nostradamusi ishte i famshëm për parashikimet e tij shpesh herë ogurzeza. Thuhet se fjalët e tij të fundit qenë: “Nesër, kur të dalë Dielli, nuk do të jem më këtu”. E ka thënë apo jo, me siguri do të kish patur të drejtë.
Steve Jobs
Thuhet se themeluesi i Apple, para se të ikte nga kjo botë, ka thënë vetëm: “Oh, uau. oh uau. Oh, uau”.
John Lennon
Në dhjetor 1980, ish lideri i Beatles u qëllua për vdekje pranë apartamentit të tij në Nju Jork, nga Mark David Chapman. Ai tha vetëm: “Më qëlluan”.
Princesha Diana
Princesha Diana e Uellsit vdiq në një aksident të tmerrshëm në gusht 1997, pasi ishte ndjekur pas prej shumë paparacëve. Thuhet se në momentet e fundit ajo tha: “O Zot, çfarë ndodhi?”